Individët në përditshmëri kanë dëshira dhe ambicje këto duhet edhe tu realizohen që ata ta ndjejne barazinë dhe lirinë në shtet

Ejup Berisha
President Republike nuk mund të bëhem për shkak të shumës tejet të madhe të votave që duhet të sigurohen për tu bërë figura politike numër një në shtet, Ministër nuk mund të bëhem për shkak të monopolit që është krijuar më herët nga udhëheqësit e subjekteve politike që për këto poste të vendosin kryesishtë vetëmse ata. Pra deri para një viti në të gjitha rastet ishin udhëhqësit e subjekteve politike që vendosnin se kush do të emrohet në postin e Ministrit. E kur jemi te gjendja e tanishme unë e di shumë mire nje gjë e ajo është se Nuk do te jemë asnjëher i preferuari i tyre për tu emruar në ndonjë post ministror. Unë gjithashtu shumë sigurtë e di edhe një gjë tjetër e ajo është se as Ambasador asesi nuk mund të bëhem. Atëher çfar ka ngelur nga realizimi i ambicjeve të mia personale në kë
të shtet? Si duket përgjigja është Asgjë. Ndërsa pa ambicje apo pa mundësitë e realizimit të tyre
njeriu lëviz por nuk është i gjallë në aspekt shoqeror. Sot fatkeqsisht individët e tjerë individët i respektojnë dhe çmojnë vetëm nëse këtab kanë poste të larta shtetërore dhe publike. Pra nëse individët nuk janë të tillë atëherë të njejtët nuk janë askushi. E në jetën e përditshme gjithkush dëshiron të jetë dikushi e jo të mbetet dhe të konsiderohet si askushi. Gjithashtu duhet thënë se
individet duhet të kenë ambicje pse të mos kenë. Realizimi i tyre të njejteve u jep shpresë se janë të barabartë, të lirë dhe të vlefshëm në shtet dhe në shoqëri. Në pëtditshmëri ka raste kur disa individ i realizojnë ambicjet e tyre në realitet por ka raste që dikush edhe nuk mund ti realizon asesi ambicjet e tija. Kjo ndodhë për faktin se ka shumë njerëz dhe po aq ambicje e dëshira por fatkeqsishtë ka shumë pak poste shteterore dhe publike që mund të plotësohen. Kjo situata e mosmundësisë së realizimit të ambicjeve të shumicës së individeve e bie në pikpyetje parimin e barazisë dhe të lirisë së tyre në shtet. Kështu nëse dikush në realitet me shumë lehtësi i realizon deshirat dhe ambicjet e tij e dikush me shumë
vështersi edhe nuk mund ti realizon ato atëher parashtrohet pyetja shumë logjike dhe e domosdoshme. Ku janë liria, barazia dhe mundesitë e barabarta që shumë shpesh proklamohen këtu te ne dhe gjetiu nëpër shtetet e tjera të botës. Pavarsisht se në çfar mënyre individet i realizojnë ambicjet e tyre leht apo vështirë me rëndësi është që ato një ditë të realizohen. Edhe une dua që të më realizohet ndonjëra prej ambicjeve të mija personale që u përmendën në fillim të shkrimit pse jo, Kjo për faktin se edhe une dua të jemë individ jo vëtëm i barabartë e I lirë por edhe i çmuar e i respektuar në shtetin dhe ne shoqerinë ku jetoj. Pra edhe unë dua të kontribuoj me diçka me aftësitë dhe me afinitetet e mia që i posedoj. Kjo gjë nuk dua dhe nuk duhet të më mohoet. Ne si individ krahas që duhet të jemi të barabarte formalishte kjo barazi pra duhet të na njihet edhe realisht. Le te na flet dikush edhe ne në jetën e përditshme pse jo. Pasiqë këtu në RMV fatkeqsisht ka ardhur në shprehje kjo gjendje. Më thuaj kush je në aspekt të pozicionimit në shtet që të të themë se sa vlerë ke. E te ne pra instrument matës i vlerës së individeve është realiteti që e përmenda tani e jo ajo se sa aftësi si reale dhe afinitete pozitive kanë individët në jetën e përditshme