Një shqiptar rreth 35 vjeç, u gjet i vdekur të hënën në mbrëmje në zonën e Agios Panteleimonas, Athinë, pasi kishte marrë plagë nga arma e zjarrit.

Trupi i tij u gjet në rrugën Michael Voda, ndërsa autoritetet greke njoftuan se ka ndodhur një incident i mundshëm që lidhet me tregtinë e drogës.

Një kavanoz qelqi u gjet pranë trupit të viktimës, që përforcon dyshimet se ngjarja mund të ketë pasur të bëjë me aktivitete kriminale të lidhura me narkotikët.

Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe policia po shqyrton të gjitha mundësitë për zbardhjen e ngjarjes.