Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimve verore ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, siç theksohet, koha e pritjes për hyrje është rreth 40 minuta, në vendkalimin kufitar Dojran koha e hyrjes është rreth 20 minuta, në vendkalimin kufitar Tabanocë koha e hyrjes është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.