E shfrytëzoj këtë rast që të gjithë të krishterëve ortodoksë t’ua uroj festën e madhe fetare, Shën Mërinë e Madhe, ndërsa të gjithë qytetarëve në Maqedoni t’u uroj mbi të gjitha shëndet, lumturi dhe dashuri për veten dhe për familjet e tyre, sepse kjo është ajo që na nevojitet të gjithëve.

Këto janë ditë kur festojmë, kur takohemi, bashkohemi, kur flasim për besimin, për forcën shpirtërore, për gjithçka që paraqet sfidë në përditshmërinë tonë.

Dhe jam i bindur se të bashkuar, të gjithë së bashku, do t’i tejkalojmë ato sfida.

E shfrytëzoj këtë rast që atyre trimave, që janë minatorët, t’ua uroj Ditën e Minatorëve, t’u uroj edhe shumë ditë pune të mira, shumë suksese, sepse falë punës së tyre të përkushtuar, punës së lodhshme dhe energjisë që çdo ditë e japin këtu në KXE “Manastir”,

Ne kemi stabilitet energjetik, ndërsa stabiliteti energjetik nënkupton edhe rritje të qëndrueshme ekonomike për Maqedoninë dhe ekonominë maqedonase.

Dëshiroj edhe një herë të përsëris dhe t’ua uroj Ditën e Minatorëve me përshëndetjen e minatorëve “Me fat”, sepse ata janë frymëzimi ynë dhe e di, jam i bindur nga ajo që pashë se motivi nuk mungon, dëshira është këtu e pranishme dhe jam i sigurt për rezultate edhe më të mira në muajt dhe vitet që vijnë për sistemin energjetik maqedonas, për sektorin minerar, por edhe për ekonominë maqedonase.

Edhe një herë, në fund, më lejoni t’ua uroj këtë festë të madhe krishtere.

Shën Mërinë e Madhe dhe qofte për hajër dita.