Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër tentativat e VMRO-DPMNE-së dhe eksperimentit të tyre, VLEN, për të njollosur figurën e kryetarit dhe liderit, z. Arben Taravari, përmes shpifjeve dhe lojërave të fjalëve që përgatiten te Pallati i Bardhë dhe përkthehen në selinë e VLEN-it.

Bota serbe dhe ju si pjesë e integruar e saj nuk ngritët zërin për Alta Bankën serbe, Telekomin serb apo televizionin serb, por ngreni dyshime të paqena dhe tentoni të njollosni çdo kompani shqiptare, qoftë nga vendi, Kosova apo Shqipëria.

Aleanca për Shqiptarët thekson se nëse ka ndonjë dyshim apo pretendim, ato duhet të faktohen. I themi edhe VLEN-it, ashtu siç i thamë dje VMRO-DPMNE-së: nëse kanë ndonjë dyshim apo pretendim, le t’i faktojnë. Në të kundërt, ato mbeten vetëm një propagandë e ulët për të devijuar vëmendjen nga e vërteta.

ASH nënvizon se të gjitha institucionet janë nën kontroll të pushtetit aktual dhe nuk ka asnjë pengesë për të verifikuar faktet. Të gjitha dokumentet zyrtare janë të qasshme dhe mund të shqyrtohen lehtësisht.“I ftojmë të zgjohen: ata nuk janë opozitë, janë pushtet dhe shtet. Le të veprojnë dhe të faktojnë pretendimet e tyre; në të kundërtën, le të heshtin përgjithmonë.

Aleanca për Shqiptarët