Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë dhe se cilët janë treguesit makroekonomikë në industri, deklaroi:

“Enti Shtetëror i Statistikave publikoi dje një parametër, i cili thotë se tregtia në industri u rrit me 13-14% në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Dhe ky është një trend që na shoqëron gjatë gjithë vitit, por ajo që për mua është e dukshme, është fakti se kjo tregti në industri, në pjesën e shkëmbimit me jashtë, është edhe më e rritur sesa tregtia industriale brenda vendit.

Kur flas më shumë jashtë, po flas për më shumë se 15% dhe ky është rezultati i vetëm në Evropë ku kemi një tregti kaq të fortë dhe të rritur në industri. Dhe ky është një tregues i mirë, sepse korriku është muaji i parë i tremujorit të tretë. Në tremujorin e parë patëm rritje të PBB-së prej 3.2%, në tremujorin e dytë 3.4, megjithëse nominali është 7.8. Pres që kjo rritje në tremujorin e tretë dhe të katërt të vazhdojë deri në fund të vitit. Pra, të gjithë këta janë tregues, të cilat ne gjatë viteve të shkuara nuk kemi qenë as afër për t’i arritur, e lëre më pastaj për t’i komentuar.

Mgid