Më 17 shtator 2025, rreth orës 21:15, në SPB Tetovë është paraqitur M.K. (43) nga Tetova, e cila ka raportuar se rreth orës 19:00 në sheshin e Qytetit në Tetovë, vajza e saj 12-vjeçare është goditur nga disa të mitur me sende të forta.

Si pasojë e sulmit, vajza ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Policia ka bërë të ditur se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume