Një mashtrim tjetër me aksident të rremë është regjistruar në buletinin policor, pasi një burrë 74-vjeçar nga Çashka u mashtrua për 14.000 euro.

Më 17.09.2025, në orën 21:15, në SPB Veles, një burrë 74-vjeçar nga komuna Çashka raportoi se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 14.000 euro. Sipas raportit, personi e kishte thirrur në telefon dhe i kishte thënë se vajza e tij kishte pasur një aksident trafiku dhe se duhej të paguante për të kryer një operacion. Siç raportohet, pasi u ra dakord për pagesën, paratë i dorëzoi në vendin e caktuar, pas së cilës dëgjoi vajzën e tij dhe kuptoi se ishte mashtruar. Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit, thonë nga MPB-ja.

Mgid