Kanita Suma, dikur konkurrentja më e vogël në spektaklin “X Factor Albania”, është rritur para syve të publikut dhe sot është një nga emrat e suksesshëm të muzikës shqiptare.

Ajo u bë e njohur që në moshë fare të re, kur talenti i saj ra në sy dhe fitoi menjëherë dashurinë e publikut, shkruan “Kosovarja”.

Vite më vonë, Kanita nuk është më vetëm ajo adoleshentja me zë të fuqishëm, por një këngëtare që ka ndërtuar karrierë dhe imazh. Ndryshe nga periudha kur debutoi në skenë, sot ajo shfaqet si një zonjushë e rritur, me vetëbesim dhe stil të guximshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume