Santiana Maloku ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga udhëtimi i saj në Venecia.

E veshur me një set elegant të përbërë nga xhaketë dhe pantallona të shkurtra, të kombinuar me çizme të gjata ajo tërhoqi vëmendjen e fansave me stilin e saj unik dhe të guximshëm.

Pamja e saj pranë kanaleve të famshme të qytetit i dha postimit një atmosferë romantike dhe luksoze.

Komentet dhe pëlqimet nuk munguan, teksa ndjekësit e komplimentuan për paraqitjen dhe përzgjedhjen e destinacionit, ku edhe kësaj radhe ishte pa Patrisin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume