Bebe Rexha merr vëmendjen me dukjen e re me flokë rozë, ndërsa vazhdon të punojë për projektet e reja muzikore

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka ndezur rrjetin me setin e saj të fundit fotografik të publikuar në Instagram, ku shfaqet me një pamje tërësisht të re, por me të njëjtin qëndrim të fortë e me vetëbesim.
“Mos e shiko me sy, është e pahijshme”, shkroi artistja në mbishkrimin provokues që shoqëron fotot, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj.
Në këtë seri fotosh, Bebe shfaqet me flokë rozë të gjatë, një stil që fansat e saj të vjetër mund ta kujtojnë nga viti 2019, kur ajo eksperimentoi për herë të parë me këtë ngjyrë.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
E kombinuar me një kapelë të stilit “acid wash denim” me detaje artistike dhe një xhup me kapuç të madh, pamja e saj është një përzierje mes stilit “streetwear” dhe qëndrimit të saj ikonik rebel.
Detaje të tjera që bien në sy janë thonjtë elegantë me dizajn francez të zbukuruar me perla, dhe varësja “Bebe” e mbuluar me gurë që plotëson perfekt dukjen e saj. Ajo nuk i trembet aspak të tregojë individualitetin e saj, ashtu siç ka bërë gjithmonë gjatë karrierës.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Përveç ndryshimit të pamjes, Bebe Rexha është në një fazë aktive të krijimtarisë muzikore.
Ajo aktualisht është duke punuar në projekte të reja muzikore, ndërkohë që po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me producentin belg Netsky, në këngën “Light That Leads Me”, një projekt që ka marrë vlerësime pozitive nga fansat dhe kritika.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Me një stil gjithmonë të dallueshëm dhe një zë që vazhdon të magjepsë audiencën, Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur dhe më të zhurmshëm në industrinë muzikore globale. /Telegrafi/