Reperi i njohur, Buta sot është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Buta akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Reperi u arrestua më 11 shtator, kurse më 12 shtator i është miratuar masa e paraburgimit.

Sot, para trupit gjykues, Buta ka kërkuar lirimin e tij, duke përmendur faktin se si kryefamiljar, ka shumë obligime.

“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçcare si dhe gruan. Të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”, ka deklaruar ai para trupit gjykues.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume