Në një intervistë në Prive By Liberta Spahiu, Albina Kelmendi ka ndarë një rrëfim të hapur dhe të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke treguar një periudhë të vështirë që përjetoi vitin e kaluar.

Në këtë rrëfim të drejtpërdrejtë, këngëtarja shqiptare ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni në gji.

“Ne shpesh i kushtojmë vëmendje vetëm punës dhe arritjeve profesionale, dhe harrojmë që shëndeti është mbi të gjitha. Për fat të mirë, rezultatet e analizave kanë dalë mirë dhe nuk ka rezultuar diçka serioze. Megjithatë, më është dashur të bëj këtë operacion”, ka treguar Albina.

Ajo shton se kjo përvojë e ka mësuar të kujdeset më shumë për veten dhe shëndetin e saj: “Kjo eksperiencë më ka shërbyer si mësim i madh”.

“Tashmë i kryej rregullisht analizat dhe kontrollat e nevojshme”, tha ajo.

Rrëfimi i Albinës, i guximshëm dhe i sinqertë, është një kujtesë e rëndësishme për publikun mbi nevojën për të vlerësuar dhe përkujdesur shëndetin personal, pavarësisht ritmit të ngjeshur të jetës profesionale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume