Këngëtares serbe, Anđela Ignjatović Breskvica i është ndaluar hyrja në Kosovë. Ajo kishte synim mbajtjen e një koncerti në Mitrovicë në kuadër të fushatës së Listes Serbe.

Ndalimin e saj në pikën kufitare në Jarinjë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Pjesëtarët e policisë së Kosovës e kanë monitoruar situatën duke mos e lejuar të kalonte pikën kufitare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume