Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka ndarë sot një mesazh të veçantë për bashkëshortin e saj, Valonin me rastin e përvjetorit të martesës.

Albina dhe Valoni po festojnë tre vite së bashku, dhe për këtë moment të veçantë, ajo ka shprehur ndjenjat e saj me disa fjalë të ndjera.

“Tre vite që fluturuan mes dashurisë, rritjes dhe kujtimeve të bukura. Faleminderit Zot për gjithçka që kemi.
Gëzuar përvjetorin e martesës” është shprehur Albina.

Një urim i thjeshtë, por plot dashuri dhe mirënjohje për rrugëtimin e përbashkët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume