Në kuadër të aktiviteteve zgjedhore, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tearcës, Nazim Taipi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me strukturat e Forumit Rinor të AKI-së, ku morën pjesë gjithashtu Kryetari i Komunës, z. Nuhi Neziri, dhe bartësi i listës për Këshillin Komunal, z. Zemri Idrizi informon Tetovasot.

Gjatë takimit, u diskutua gjerësisht mbi idenë, vizionin dhe rolin vendimtar të të rinjve në proceset zhvillimore dhe vendimmarrëse të komunës. Të pranishmit ndanë ide të reja për përfshirjen e brezit të ri në politikëbërje lokale, si dhe për nxitjen e projekteve që lidhen me arsimin, inovacionin, sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Rinia është forca jonë më e madhe për ndryshim. Ajo përfaqëson energjinë, kreativitetin dhe guximin për të çuar përpara Tearcën tonë. Bashkë me të rinjtë, ne do të ndërtojmë një komunë që ecën përpara me transparencë, mundësi të barabarta dhe vizion të qartë për të ardhmen,” theksoi Nazim Taipi gjatë fjalës së tij.

Takimi u zhvillua në një atmosferë dinamike e plot frymë bashkëpunimi, ku të rinjtë shprehën gatishmërinë për të qenë pjesë aktive e ndryshimit që synon Aleanca Kombëtare për Integrim në këtë fushatë.

“Bashkë me rininë për fitoren e 19 Tetorit! Me Tearcën n’zemër, për një të ardhme më të mirë për të gjithë,” përfundoi kandidati Taipi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com