Indikata e Pavarur e Policisë ka shpallur një thirrje publike për protestë dhe marshim paqësor, që do të mbahet më 12 tetor 2025 (e diel), me fillim nga ora 11:00, përpara Prokurorisë Speciale (GOK) në Shkup informon Tetovasot.

Në njoftimin zyrtar, sindikata apelon për unitet dhe solidaritet mes punonjësve të policisë, duke theksuar se protesta ka për qëllim mbështetjen e kolegjëve nga Koçani, të cilët janë përballur me procedura ligjore që, sipas tyre, kërkojnë sqarim të drejtë dhe të paanshëm.

“Ne nuk kërkojmë drejtësi selektive, por drejtësi të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Çdo polic mund të përballet me situata të vështira në karrierë, prandaj është e rëndësishme të jemi bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin,” thuhet në komunikatën e Indikatës së Pavarur të Policisë.

Sindikata thekson se qëllimi i këtij tubimi nuk është përplasje, por shprehje e bashkimit profesional dhe kërkesë për transparencë dhe drejtësi në institucionet shtetërore.

“Ne jemi një ekip — së bashku gjithmonë!”, përfundon thirrja drejtuar policëve në të gjithë vendin.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com