Nga Drejtoria e Doganës njoftojnë se kanë parandaluar kontrabandimin e 11 monedhave të arit në pikën kufitare “Bogorodicë”. Monedhat janë gjetur te një shtetase e Maqedonisë e cila po udhëtonte me autobus në linjën Stamboll-Tetovë.

“Në pikën kufitare Bogorodicë është parandaluar kontrabanda e 11 monedhave të arit me peshë totale 71 gram dhe vlerë totale prej 567 mijë denarësh. Drejtoria për Hetime ndaj një personi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë”, e ndëshkueshme sipas Kodit Penal. E dyshuara, shtetase e Maqedonisë, udhëtonte me autobus në linjën Stamboll – Tetovë. Monedhat e arit i kishte fshehur në një çantë të verdhë brenda çantës së saj, me qëllim që të shmangte kontrollin doganor dhe të evitonte pagesën e detyrimeve ndaj shtetit në shumën prej 149 mijë denarë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com