Më 09.10.2025, në orën 23:05, në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë arrestuar personin R.R. (53) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut, policia ndaloi një automjet pasagjerësh “Nissan” me targa të Tetovës dhe gjatë marrjes së masave u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, duke rezultuar me 2.15 promilë alkool në gjak. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do t’i ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
Mgid