MPB njofton se me datëp 10.10.2025 në ora 13:50 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë vërejtur personin D.M. nga fshati Gajre e Tetovës, i cili po drejtonte një veturë “BMW” me targa të Tetovës, në pronësi të F.M.(66) nga fshati Gajre, dhe kur kanë dashur ta legjitimojnë, ai ka dalë nga vetura, ka hedhur një pistoletë në tokë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe po punohet për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com