Jori Delli vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në botën e modës dhe stilit.

Në paraqitjen e saj më të fundit, modelja dhe influencerja shqiptare ka treguar edhe një herë se klasi dhe shija nuk janë rastësi, por pjesë e pandashme e saj.

E veshur me një kombinim të guximshëm dhe elegant, Jori u shfaq me një xhaketë lëkure të zezë, të cilën e kishte kombinuar mjeshtërisht me një bluzë të ngjitur ngjyrë vishnje dhe një fund me katrorë.

Si aksesorë përfshiu syzet dhe çantën e kuqe, që i dhanë një prekje sofistikuese pamjes së saj, ndërsa flokët e kapura në një gërshetë të gjatë dhe të rregullt përfunduan dukjen me delikatesë dhe stil.

Me një gotë kafe në dorë dhe revista të modës nën krah, Jori dukej si e dalë nga faqet e një reviste mode.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com