Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ka shkruar në “X” për njohjen e Kosovës nga Siria.

Nga Riadi i Arabisë Saudite, presidentja Vjosa Osmani njoftoi për njohjen

Kryediplomati sirian tha se njohja u bë nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë.

“Nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë, Republika Arabe Siriane njoftoi njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, duke riafirmuar respektin për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje”, ka thënë ai.

Për këtë njohje ka reaguar edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe krerë opozitarë.


Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume