Është zyrtare, Rita Ora dhe Yll Limani po sjellin një bashkëpunim!
Lajmi është konfirmuar nga vetë artistët, duke ndezur rrjetet sociale dhe duke krijuar një valë entuziazmi mes ndjekësve të tyre në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.
Ditën e djeshme, Yll Limani ndau në rrjetet sociale një fragment të shkurtër të këngës së re, që duket se do të jetë një baladë moderne me nota emocionale dhe vokale të fuqishme, tipike për stilin e të dy artistëve.
Në vetëm pak minuta, videoja arriti mijëra shikime, pëlqime dhe komente nga fansat që mezi presin publikimin e plotë të këngës.
Rita Ora, e cila ka dominuar skenën ndërkombëtare me hitet e saj, dhe Yll Limani, një nga artistët më të dashur të momentit në muzikën shqip, sjellin me këtë projekt një bashkim të dy botëve muzikore energjinë ndërkombëtare të Ritës dhe emocionin autentik të Yllit.`
@ylllimanii OOOPSSS @Rita Ora 👀🧡 #newmusic #artist #music #ylllimani #ritaora