MPB njofton se dje, në orën 16:04, në rrugën magjistrale Manastir – Resnjë, në vendin e quajtur Prevalec, zyrtarët policorë nga SPB Manastir kanë arrestuar E.A. (47) nga Manastiri.

Gjatë kontrollit të trafikut me radar është konstatuar se ai po drejtonte automjetin “Jaguar” me targa të Manadtirit me shpejtësi prej 179 kilometrash në orë, në një vend ku shenja e komunikacionit e kufizon shpejtësinë maksimale në 80 kilometra në orë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume