Afrona konfirmoi fejesën, ky është veprimi i Bleros

Ish-bashkëshortja e këngëtarit Blero Muharremi, Afrona Dika ka konfirmuar se është fejuar.

Mirëpo, duket se këngëtarit nuk i është bërë vonë rreth këtij vendimi që ajo ka marr.

Ai përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje që ndjekësit e tij t’i votojnë disa kandidatë për kryetar të komunave në garën e balotazhit, duke mos shfaqur interesim në këtë çështje.

Blero po shijon lidhjen me të dashurën e re, dhe ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur lidhur me fejesën e ishit.

Ndërsa sa i përket fejesës, Afrona ndau edhe detaje rreth planeve për të ardhmen. Përsa i përket dasmës, ajo tregoi se a do të ketë një ceremoni, si dhe ka folur hapur që dëshiron që së shpejti të krijojë familje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume