Këngëtari Blero Muharremi ka reaguar në rrjete sociale pas një deklarate të analistit politik Nezir Kraki, i cili së fundi ka komentuar rezultatet e balotazhit në zgjedhjet lokale.

Blero ka publikuar në Instagram një fotografi të Krakit nga një emision televiziv, duke shtuar mbi të reagimin e tij: “S’ka gjë më fyese për inteligjencën sesa kur injoranca flet me bindje”.

Me këtë, artisti ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj qëndrimeve të analistit.

Reagimi i këngëtarit vjen në një kohë kur ai vetë është shfaqur më aktiv në çështje publike, shpesh duke ndarë qëndrime personale për zhvillimet politike në vend.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com