Violeta Kukaj ka tërhequr sërish gjithë vëmendjen me një paraqitje që rrezaton klas dhe vetëbesim.

E veshur me një fustan të zi mahnitës, të zbukuruar me detaje të arta dhe me një prerje që i jep hijeshi figurës së saj, ajo ka shkëlqyer në çdo kuptim të fjalës.

Postimi i saj është bërë menjëherë viral, ndërsa ndjekësit kanë vërshuar me komente plot admirim për stilin dhe hijeshinë që e dallon gjithmonë.

Me këtë dalje, Violeta ka dëshmuar edhe një herë se di si të jetë në qendër të vëmendjes, duke lënë pa fjalë jo vetëm bashkëmoshataret, por edhe publikun në tërësi, shkruan Kosovarja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume