Aktori Callum Turner është fotografuar pranë një posteri të të fejuarës së tij, artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Turner, i cili aktualisht po xhiron filmin e tij të ri “One Night Only” në Manhattan, u pikas në një cep të qytetit të New York-ut ku ishte ekspozuar posteri i këngëtares.

Dua dhe Callum nisën lidhjen në janar të vitit 2024, derisa çifti e konfirmoi fejesën në qershor të këtij viti.


Artistja lansoi së fundmi linjën e saj me produkte për kujdesin e lëkurës, derisa Callum u pa duke qëndruar pranë posterit promovues.

Filmi One Night Only on Manhattan është në xhirime prej disa javësh në qytet, ku Callum dhe kolegët e tij janë parë shpesh në skenat e setit.


Regjisori i filmit Anyone but You, Will Gluck, po synon një tjetër sukses në arkë me këtë komedi romantike shumë të pritur, e cila ndjek historinë e dy të huajve që përpiqen të gjejnë dikë me të cilin të flenë — në të vetmen natë të vitit kur seksi para martesës është i ligjshëm.

Pete Davidson pritet gjithashtu të luajë në dramën e Universal Pictures, ku do të interpretojë rolin e një detektivi, ndërsa filmi është planifikuar të dalë në kinema verën e ardhshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com