“Mirëdita edhe nga unë. Faleminderit për interesin.

Vazhdojmë me realizimin e projekteve, ajo që është premtuar duhet të realizohet. E përgëzoj kryetarin e komunës për realizimin e shpejtë të prokurimit publik, ose më mirë të them marrëveshjen me operatorin që do ta ndërtojë. Pres që objekti të ndërtohet brenda afatit kohor që kanë përcaktuar për ndërtim.

Si Qeveri vazhdojmë të financojmë projekte që nënkuptojnë vlerë të shtuar për qytetarët, një prej këtyre objekteve është edhe ky, unë shpesh them se gjithmonë aty ku ka nevojë për objekte të tilla, ne jemi këtu si Qeveri të reagojmë menjëherë. Gëzohem që të ketë më shumë fëmijë që do t’i përdorin këto objekte.

Kështu që, qoftë me fat dhe edhe një herë urime kryetarit të komunës, këshilltarëve, administratës në Komunën e Gazi Babës, deputetëve që vijnë nga Komuna e Gazi Babës që luftojnë për një projekt më shumë për Gazi Babën dhe jam i bindur se në këtë drejtim do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon.”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com