Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela, ka zhvilluar një takim me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel. Përmes një postimi, Sela e ka cilësuar këtë si “një takim mbresëlënës”, duke vlerësuar rolin e Merkelit në mbështetjen e proceseve demokratike dhe integruese në rajon.
“Një takim mbresëlënës me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel”, ka shkruar ambasadori Sela.
Takimi është përshkruar si i frytshëm dhe me rëndësi për marrëdhëniet dypalëshe.
View this post on Instagram
Mgid