Ajri i ndotur dhe duhani janë të dëmshme për pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Në vendin tonë rritet numri i pacientëve me këtë sëmundje, ku ka arritur në 100 mijë pacientë. Pacientët me këtë sëmundje kanë përkeqësim të simptomave gjatë periudhës së dimrit dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Mjekët thonë se zbulimi i hershëm i sëmundjes pulmonare obstruktive kronike përmirëson cilësinë e jetës së pacientëve.

“Çdo i dhjeti person mbi 40 vjet vuan nga kjo sëmundje. Ne jemi dëshmitarë se kaq pacientë nuk vizitojnë ordinancat të ankohen nga këto simptome dhe as ne nuk kemi diagnostikuar kaq pacientë. Dhe as pacientët që janë me këtë sëmundje nuk e marrin terapinë si duhet. Mendoj se kjo sëmundje jo vetëm tek ne, por edhe në botë është e panjohur nga ana e pacientëve dhe i nën diagnostikuar nga ana e mjekut.”, – deklaroi Dimitar Karkinski nga Instituti për Sëmundje të Mushkërive.

“Terapia e marrë në fazat e para të sëmundjes mund të ndikojë që t’i zvogëlojë simptomat dhe ta përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve, ngadalësimin e rënies së funksionit të mushkërive. Kjo d.m.th. më pak komplikime, më pak përkeqësime dhe më pak hospitalizime.”, – theksoi kryetarja e Shoqatës së Pneumoftiziologëve, Zorica Nanoviq.

Sipas të dhënave, 50 për qind e të rinjve janë përdorues të duhanit dhe në prag të Ditës Botërore të Sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike janë bërë kontrolle preventive falas për qytetarët dhe një pjesë e pacientëve u këshilluan për kontrolle shtesë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com