Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, duke u përgjigjur në pyetje deputetësh nga Mile Taleski nga LSDM-ja, se pse nuk po kërkohet ekstradimi i ish-kryeministrit Nikola Gruevski, tha se, për derisa një person gëzon azil, ekstradimi refuzohet. Situata po monitorohet me vëmendje dhe kur do të krijohen kushtet, do të dorëzohet kërkesë e re, e cila në fakt është e njëjtë si për çdo lëndë për ekstradim.

“Ministria e Drejtësisë nuk ka asgjë të përbashkët me atë ministri që e kishit ju në kohën tuaj, kur së bashku me Artan Grubin, Ali Ahmetin, merreshit vesh se kush, ku, do të arratisej. Kjo Ministri po kërkon të gjithë ata që ikën, por ju po flisni për azilkërkues politikë, me sa e kuptova. Që do të thotë se sa herë që krijohen kushtet, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë përsëri qytetarët e saj. Ndërkohë, ju duhet të përgjigjeni se ku janë të tjerët me të cilët bënit ujdi për arratisje”, thekson ministri Filkov.

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov e porositi LSDM-në të ketë një qasje serioze dhe të merret me çështje reale.

“Duhet të ndaloni së mashtruari publikun maqedonas me një qasje kaq sharlatane. Çfarë tjetër duhet të bëni që populli t’ju dërgojë mesazhin edhe në zgjedhjet e ardhshme? Pra, mblidheni veten, bëhuni seriozë sepse nuk është mirë për ju, as si opozitë dhe as për shtetin, të merreni me cirk dhe jo me çështje reale. Qytetarët jua thanë këtë edhe në zgjedhjet e fundit, dhe jam i bindur se herën tjetër, kurdo që të mbahen zgjedhjet parlamentare, ata do t’ju çojnë në histori”, tha Filkov.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com