Moderatorja Lei Kraja ka bërë një deklaratë të bujshme pak ditë më parë në Top Albania Radio, ku është shprehur se “ka menduar t’i propozojë Arbër Çepanit për të bërë një fëmijë me kontratë”.
Diskutimi u nis lidhur nga deklarata e Arjan Currit në podkastin e Grida Dumës, ku tha se është i gatshëm të bëjë një fëmijë me marrëveshje.
“Unë e kam menduar këtë dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit që hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë. Duke qenë se i kam thënë disa herë që hajde bëhu babai i fëmijës tim. E kam kështu në mendje, Arbër nëse më dëgjon…”-ishte deklarata e Lei Krajës në emisionin “Pardon my french”.
E pyetur nëse Arbri do të jetë martuar deri atëherë, çfarë do të bëjë ajo, Lei dha këtë përgjigje:
“Me këtë ritëm që ka Arbri nuk do martohet, por nëse ndodh unë do gjej një tjetër”.
Ndërkohë, nuk ka munguar as reagimi i Arbër Çepanit. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” videon me deklaratën e Lei Krajës, të cilën e ‘pranon’.
“Jam dakord. E bëjmë që tani”, ka shkruar Arbër Çepani në postimin e tij.