“Pardje u emërua, ndërsa sot e mori zyrtarisht vendimin si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Gostivar, z. Fadil Xhelili i besuari i Qeverisë për rikthimin e stabilitetit institucional dhe funksionimit normal të komunës.
Ky është një veprim i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësi në shërbimet për qytetarët, për të vendosur rend në administratë dhe për të hapur një kapitull të ri përgjegjësie dhe transparence në Gostivar.
Qeveria jonë vepron kur ka nevojë, me vendime të guximshme dhe në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve. Gostivari meriton institucione funksionale dhe udhëheqje që punon, jo që bllokon.
Urime z. Xhelili dhe suksese në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë publike” ka shkruar Arben Fetai
Mgid