Ditën e djeshme u kumtua lajmi se këngëtari shqiptar Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur në Itali.

Ky lajm i trishtë tronditi gjithë komunitetin shqiptar, i cili shprehu dhimbje dhe ngushëllime të shumta.

Në mesin e reagimeve të shumta ishte edhe ai i mikeshës së tij, këngëtares Adelina Tahiri.

Ajo ndau postime prekëse, duke i bërë dedikime të ndjera mikut të saj të ndjerë.

Adelina theksoi se dhimbjen për Shpatin do ta mbajë gjithmonë në zemër.

Megjithatë, këngëtarja u përball me kritika nga ndjekësit pasi ndau një fotografi nga një darkë në “Instastory”.

Ajo u akuzua se nuk po tregonte respektin e duhur në ditën e vdekjes së mikut.

Dhe për këtë Adelina reagoi në Instagram.

Në përgjigjen e saj, Adelina Tahiri dënoi këtë sjellje.

Ajo theksoi hipokrizinë kur njerëzit shpallen heronj vetëm pasi vdesin, ndërsa kur janë gjallë dhe në nevojë shpesh neglizhohen.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com