Mexhiti pret në Shkup sopranon Inva Mula: Bashkë me Dëshira Ahmeti Kërliun, do të performojnë për nder të Festës së 28 Nëntorit
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka mirëpritur sopranon shqiptare me famë botërore Inva Mula, e cila ka performuar në skenat më prestigjioze të operës në botë. Në takim ishte e pranishme edhe sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu, një artiste e njohur. Të dyja sopranot do të performojnë këtë të premte në Teatrin e Operës dhe Baletit, në një koncert të posaçëm kushtuar Festës së 28 Nëntorit.
Kisha kënaqësinë të mirëpres sopranon shqiptare me famë botërore, znj. Inva Mula, e cila ka performuar në operat më prestigjioze të botës. Me zërin e saj të jashtëzakonshëm, ajo ka ngjallur emocione dhe admirim në skenat më të mëdha, duke na bërë krenarë për talentin dhe arritjet e saj. Takimin e nderoi me praninë e saj edhe soprano Dëshira Ahmeti Kërliu, një artiste e afirmuar që po i sjell skenës sonë një energji të veçantë dhe një interpretim gjithnjë e më të vlerësuar. Znj. Mula dhe znj. Ahmeti Kërliu do të performojnë këtë të premte në Teatrin e Operës dhe Baletit, në një koncert të veçantë për nder të Festës së 28 Nëntorit, duke sjellë magjinë e operës dhe bukurinë e muzikës në një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë.