Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkimi Demokratik për Integrim ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta.

Ky përvjetor i njërës prej ditëve më të shenjta të historisë sonë kombëtare na kujton se përpjekja për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi është një proces i vazhdueshëm, që kërkon përkushtim të pandërprerë dhe angazhim të përditshëm.

Liria nuk është një arritje përfundimtare, por një rrugëtim i përbashkët, të cilin e ndërtojmë me vullnet, unitet dhe vendosmëri. Kjo ditë na fton të reflektojmë për sakrificën e brezave që sollën dritën e lirisë dhe për përgjegjësinë që kemi sot në forcimin e shtetit, demokracisë dhe të drejtave tona kolektive.

BDI qëndron e përkushtuar në avancimin e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë për të gjithë, ashtu siç e ëndërruan rilindasit dhe themeluesit e shtetit shqiptar.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com