Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska zhvilloi një takim
pune me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në të cilën u
konfirmua fokusi i fortë i përbashkët në përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe
përshpejtimin e proceseve reformuese në vend.
Gjatë takimit u diskutua për disa projekte strategjike që do të lançohen vitin e ardhshëm, ndër të
cilat edhe projekti për sistemin energjetik me bateri me kapacitet prej 300 MWh.
"BERZH mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në sektorin e energjisë. Në takim u
dakorduam për finalizimin e disa projekteve strategjike të rëndësishme për vitin 2026, duke
përfshirë projektin e sistemit të energjisë së baterive ESM me kapacitet total prej 300 MWh. Ky
projekt është çelësi për stabilitetin dhe fleksibilitetin e sistemit elektroenergjetik", theksoi
ministrja Bozhinovska.
Në takim diskutohen edhe hapat e ardhshëm në përgatitje për futjen e modelit ESCO në vend. Të
dyja palët diskutuan fushat e mundshme për projekte pilot dhe një model bashkëpunimi
institucional që do të mundësoj një implementim të pandërprë.
Modeli ESCO është një model afarist/financiar ku një kompani – ESCO – investon në
infrastrukturë për kursim energjie.
"Modeli ESCO është një mundësi e re për qytetarët, institucionet dhe të gjithë sistemin – një
model që jep rezultate reale. Qëllimi ynë është të krijojmë një kornizë të qartë, procedura të
parashikueshme dhe gatishmëri për zbatimin e tij gradual ", shtoi ministrja.
Ministria e Energjisë dhe BERZH u dakorduan të vazhdojnë përgatitjet e përbashkëta teknike në
periudhën e ardhshme, me fokus të qartë në ofrimin e kushteve për zbatimin e shpejtë dhe të
suksesshëm të projekteve që do të forcojnë drejtpërdrejt sigurinë energjetike të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume