Më 30.11.2025, rreth orës 20:00, në afërsi të fshatit Reçicë, rajoni i Kumanovës, policia nga Njësia Mobile për masa kompensuese pranë Departamentit për Punë Kufitare dhe Migracion arrestoi dy të mitur 15-vjeçarë nga Koçani. Më herët, në autostradën nga pika e pagesës Romanovc drejt vendkalimit kufitar Tabanoc, policia u kishte dhënë shenjë të ndalonin automjetin “Volkswagen Passat” me targa të Dellçevës, me të cilin po udhëtonin të miturit, por automjeti kishte vazhduar lëvizjen.

Pak më vonë, në afërsi të fshatit Reçicë, në rrugën e vjetër drejt fermës së derrave, automjeti ishte ndalur dhe të miturit kishin tentuar të iknin. Në automjet u gjetën pesë migrantë: tre nga Maroku dhe nga një nga Algjeria dhe Sudani. Pas masave të ndërmarra, të miturit u gjetën dhe u arrestuan.

Migrantët janë vendosur në qendrën pranuese–transite dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com