Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, nga foltorja e Kuvendit i ka drejtuar një sërë pyetjesh kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me emërimin e të ashtuquajturve “poverenikë” në disa komumunën e Gostivarit dhe Vrapçishtit.

Snopçe kërkoi nga kryeministri që të sqarojë se në bazë të cilit ligj është bërë emërimi i të besuarve të qeverisë në Gostivar dhe Vrapçisht. Ai theksoi se Mickoski ka përdorur “qasje të dyfishtë”, pasi në komunat Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë janë emëruar të njëjtët kandidatë që kanë qenë në garë dhe aktualisht kryejnë detyrën, duke u respektuar vullneti i qytetarëve. Ndërsa në Gostivar dhe Vrapçisht, sipas deputetit, ky vullnet është injoruar.

“Së bashku me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve, kryeministri ka shkelur edhe nenin 9 të Kushtetutës,” deklaroi Snopçe.

Reagimi i deputetit vjen pas vendimit të qeverisë javën e kaluar për të emëruar të besuarit e saj në komunat Gostivar dhe Vrapçisht.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com