Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të ndërmarrjes publike ”Bregallnica” në Dellçevë, nën dyshimet se ka dëmtuar të punësuarit përmes shkurtimit të rrogës.
“Nuk e ka respektuar Marrëveshjen Kolektive të përgjithshme për sektorin publik dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, me ç’rast 76 të punësuarve në NPK “Bregallnicë” nuk u ka bërë pagesën edhe të 3.500 denarëve për të punësuar, me çka i ka dëmtuar të punësuarit me shumën e përgjithshme prej 266.000 denarësh”, raportoi Policia.

I akuzuari S.S. dyshohet për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “punë e pandërgjegjshme në detyrë” në periudhën kur ishte drejtor në Ndërmarrjen Publike Komunale “Bregallnica” në Dellçevë në periudhën dhjetor 202-prill 2024.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com