Unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ajo që thanë kryetari i komunës dhe zëvendës ministri. Mua më mbetet të uroj që objekti të përfundojë sa më shpejt me ndërtim, në mënyrë që fëmijët nga kjo pjesë e Komunës së Gjorçe Petrovit të mund ta shfrytëzojnë.
Gjithashtu e shfrytëzoj rastin t’i uroj kryetarit të komunës, këshilltarëve, administratës, deputetëve që vijnë nga ky rajon i Shkupit për angazhimin, për punën, për ambicien që të zgjidhet ajo që, do të thosha, përbën një problem akut, e ai është sigurimi i kushteve që fëmijët të vendosen në kopshtet. Disa kopshte njëkohësisht po ndërtohen këtu dhe jam i bindur se për një kohë shumë të shkurtër nga sot lista e pritjes nuk do të jetë më listë pritjeje, por çdo fëmijë që dëshiron të shkojë në kopsht, pra që ka nevojë për kapacitet akomodimi, do ta fitojë dhe kjo është në drejtim të politikave pro-familjare të kësaj Qeverie, sepse ju nuk mund të punoni në një fushatë për rritjen e fertilitetit, ndërsa nga ana tjetër të mos i mundësoni të gjitha kushtet që fëmijët të shkojnë në kopsht.
Kështu që vazhdojmë më tej të angazhohemi për ato politika dhe vlera pro-familjare.