Rregulla të rrepta dhe procedura të qarta: Ministria e Energjisë ka nisur procesin e harmonizimit të Ligjit për Automjetet me rregullat evropiane
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale ka filluar procesin e harmonizimit të
Ligjit për automjetet me rregullativën evropiane EU 2018/858 dhe me standardet bashkëkohore
në procedurat për miratimin, importin dhe mbikëqyrjen e automjeteve.
Me qëllim marrjen e udhëzimeve të qarta për harmonizimin e Ligjit për automjetet, takimin e
punës e udhëhoqi dr. Robert Cerncik, eksperti i mirënjohur nga Republika e Sllovenisë, me
prëvojë shumëvjeçare në zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit evropian për automjetet.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Byroja e Metrologjisë, Administrata Doganore, Këshilli
Metrologjik dhe disa institucione të tjera relevante që janë pjesë e procedurave për miratim,
import dhe kontroll të automjeteve .
Në takim ishte e pranishme edhe ministrja Sanja Bozhinovska, e cila theksoi nevojën për një
qasje sistematike dhe të qëndrueshme në zbatimin e legjislacionit në këtë fushë.
„Ligji maqedonas për automjetet duhet më në fund të fillojë të zbatohet në mënyrë të
qëndrueshme dhe të harmonizuar me rregullat evropiane. Është koha që t’i përshpejtojmë
seriozisht proceset dhe të vendosim procedura të qarta, të sakta dhe të parashikueshme,“ theksoi
ministrja Bozhinovska. Ajo shtoi se instuticionet tashmë kanë marrë udhëzime për harmonizim
të plotë dhe përputhje thelbësore me rregullativën e Bashkimit Evropian.
Qëllimi i takimit ishte definimi i hapave konkretë për të vendosur përfundimisht një sistem të
harmonizuar, të qartë dhe të parashikueshëm, i cili do të sigurojë:
përshtatje të plotë të legjislacionit kombëtar me rregullativën evropiane ,
procedura bashkëkohore për miratimin dhe import të automjeteve,
mbikëqyrje më të rreptë dhe më efikase
forcim të rendit institucional në të gjitha fazat e procesit – nga dokumentimi deri te
kontrolli.
Gjatë takimit, përmes shkëmbimit të praktikave dhe eskspertizës, u konfirmua përcaktimi i
përbashkët për vendosjen e rendit, transparencës më të madhe dhe harmonizimit të plotë me
standardet evropiane. Si vazhdim i punës së sotme, nesër do të mbahet edhe një punëtori e
specializuar mbi të njëjtën temë, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha institucionet dhe
shërbimet profesionale relevante. Punëtoria ka për qëllim finalizimin e udhëzimeve teknike dhe
përgatitjen e ndryshimeve konkrete për modernizimin e Ligjit për Automjetet.
Мinistria vazhdon të punojë në mënyrë aktive dhe sistematike në harmonizimin me legjislacionin
evropian dhe në forcimin e mekanizmave institucionalë për kontroll dhe mbikëqyrje, me qëllim
ndërtimin e një tregu modern, të sigurt dhe transparent të automjeteve.



