Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nëse e mbështet protestën e pensionistëve para Gjykatës Kushtetuese, tha:
“Kësaj radhe ata i goditën pensionistët, dhe tani i dëgjoj se si përpiqen të gjejnë arsyetime – atë që e kanë marrë pensionistët nuk do ta kthejnë, por prapë do të shohim si do të veprojmë më tej. Në fillim nuk kishte një gjë të tillë. Kur e deklarova këtë gjatë pyetjeve të deputetëve, ata dolën dhe thanë se nuk ekziston diçka e tillë. Pastaj u tërhoqën dhe thanë, në rregull, do ta shqyrtojmë të gjithë këtë që nga 1 janari”.
Kryeministri Mickoski theksoi se rritja e fundit lineare është paraparë për pensionin e marsit vitin e ardhshëm, duke pyetur se si kjo rritje do të jetë jokushtetuese, ndërsa 6 mijë denarët e mëparshëm do të jenë kushtetues.
Mickoski theksoi se gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese kanë tre mundësi.
“E para është që rritjet lineare t’i shpallin jokushtetuese, që do të thotë se 75 për qind e pensionistëve nga 1 janari do të kenë pensione më të ulëta për 3–4 mijë denarë.
Opsioni i dytë është të gjejnë një, sipas meje, logjikë të zbehtë juridike që rritjen e ardhshme ta shpallin jokushtetuese, ndërsa gjithçka e mëparshme të jetë kushtetuese, gjë që për mua, unë nuk jam jurist, por u konsultova me shumë juristë, duket qesharake. Dhe opsioni i tretë është t’i shpallin kushtetuese”, tha Mickoski, duke shtuar se nuk do të komentojë më tej dhe do t’ia lërë Gjykatës Kushtetuese, që, siç u shpreh ai, “të mos kuptohet përsëri se po ushtron presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët”.