Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve e informon publikun se ekzekutimi i pensioneve po zhvillohet rregullisht dhe pa ndryshime. Të gjitha pensionet paguhen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Lidhur me informacionin mbi procedurën në Gjykatën Kushtetuese, Ministria sqaron se hapja e një procedure nuk do të thotë heqje ose ndryshim i masave që janë aktualisht në fuqi. Të gjitha zgjidhjet ligjore mbeten në fuqi derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar.

Ministria u bën thirrje pensionistëve të mos u nënshtrohen dezinformatave dhe spekulimeve. Çdo ndryshim i mundshëm në kuadrin ligjor do të komunikohet në kohë dhe në mënyrë transparente.

Sigurimi social dhe stabiliteti i sistemit pensional mbeten prioritet kryesor i Ministrisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com