Ukë Rugova, djali i Presidentit Historik Ibrahim Rugovës, dhe zyrtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit dhe akademikut, Nexhat Daci, i cili vdiq dje në moshën 81-vjeçare, shkruan Reporteri.net.

Homazhet po mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Nga LDK për homazhe kanë qenë Anton Quni, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Vlora Dumoshi, Sokol Haliti e të tjerë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume