Ejup Berisha
Ketu ne kete qeshtje dallimi bëhet edhe më i thellë: Të bësh politikë dhe ta bësh atë që ta imponon politika. Dy mënyra krejt të ndryshme të të menduarit dhe të vepruarit politikisht.
Të bësh politikë do të thotë të kesh mendimin tënd, bindjet, parimet dhe guximin për të propozuar ndryshime. Do të thotë të mos heqësh dorë nga gjykimi yt kritik dhe të mos e konsiderosh politikën si autoritet që nuk mund të kundërshtohet.
Ndërsa ta bësh atë që ta imponon politika do të thotë të përshtatesh me kërkesat, interesat dhe vullnetin e saj, edhe kur ato bien ndesh me bindjet dhe parimet e tua. Do të thotë të ndjekësh një rrugë të përcaktuar nga të tjerët, pa pasur domosdoshmërisht mundësinë apo guximin për ta vënë në pikëpyetje.
Këtu qëndron një nga dilemat e demokracisë së sotme, a janë njerëzit në politikë për të ndikuar në të, apo janë aty vetëm për të zbatuar atë që politika ua imponon?
Sepse të bësh politikë do të thotë të jesh subjekt dhe krijues i saj. Ndërsa të bësh atë që ta imponon politika do të thotë të bëhesh zbatues i vullnetit të saj.
Dhe demokracia fillon pikërisht aty ku njeriu ka lirinë të mos pajtohet.