Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Pero Nakov” në Shkup.

Sipas raportit të SPB Shkup, automjeti “Volkswagen Golf”, i drejtuar nga I.A. (58) nga Shkupi, është përplasur me biçikletën e drejtuar nga D.J. (63) nga fshati Trubarevë.

Çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit Klinik “Nënë Tereza”.

Policia ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume