Një shtetas i Republikës së Shqipërisë është ndaluar në Pikën Kufitare Tabanoc pasi gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi në një mjet transportues.
Sipas informacioneve të siguruara nga TetovaSot, më 12.11.2026 rreth orës 14:34, nëpunësit policorë në hyrje të shtetit kanë privuar nga liria A.M. (25) nga Shqipëria.
Gjatë kontrollit të automjetit transportues “Volvo” me rimorkio “Krone”, me targa shqiptare, është konstatuar se numri VIN i rimorkios nuk ndodhej në vendin e paraparë sipas specifikimeve të fabrikës.
Pas konsultimit me prokurorin publik, rimorkioja është sekuestruar, ndërsa personi është ndaluar në SPB Kumanovë.
Pas përfundimit të procedurave do të vijojë kallëzim përkatës.