TetovaSot
Në lokacione të ndryshme në Shkup, policia ka privuar nga liria disa persona nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike.
Siç njofton TetovaSot duke u bazuar në raportin policor, më 12 dhe 13 nëntor 2026, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë arrestuar Sh.D. (38), B.Sh. (29), K.A. (27), V.A. (18), të gjithë nga Shkupi, si dhe një 16-vjeçar nga rrethina e Velesit.
Gjatë kontrolleve tek personat janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie e bardhë pluhur.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.